Shkolla e Magjistraturës, me mbështetjen e projektit CEDI të Ambasadës Britanike në Tiranë, më datën 26-27 janar 2026, zhvilloi aktivitetet trajnuese të modulit “Kontabiliteti dhe Raportimi Financiar, ku u zhvilluan tematikat: “Parimet kontabël dhe raportimi financiar; interpretimi i përgjigjeve apo raporteve të ekspertëve kontabël në kontekstin ligjor”, në Tiranë.
Ky aktivitet trajnues u drejtua nga:
Ekspertë: Artan Xhiani dhe Neritan Sota
Lehtësues: Elvana Çiçolli
Qëllimi i këtij trajnimi është: Familjarizimi me strukturën dhe interpretimin e pasqyrave financiare për qëllime ligjore. Ndërgjegjësimi për ndërthurjen e raportimit financiar me rregullat e fushës ligjore. Nëpërmjet këtij moduli, magjistratët do të kenë fituar një kuptim të qartë të kontabilitetit dhe raportimit financiar dhe se si ato lidhen me përditshmërinë e tyre.
Ky aktivitet trajnues u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
Dita 1
- Pasqyrat Financiare (vështrim i përgjithshëm)
- Elementët e Pasqyrave Financiare
- Raste praktike mbi pasqyrat financiare
- Si duhet lexuar informacioni financiar nga një magjistrat
- Eksperti dhe ekspertiza e duhur
Dita 2
- Kuadri ligjor fiskal - Tatimet, Taksat, Tarifat
- Raportimi financiar për qëllime fiskale
- Planifikimi fiskal, shmangia e taksave dhe evazioni fiskal
- Raste praktike
- Kontabiliteti dhe Dokumentacioni kontabël
- Kuadret rregulluese ligjore dhe profesionale
Dita e tretë e këtij moduli do të zhvillohet më datë 4 shkurt 2026 dhe do të trajtohen temat e mëposhtme:
- Sektori financiar dhe roli i tij ne raportimin financiar.
- Transaksionet komplekse financiare
- Raste Praktike nga çështje gjyqësore që lidhen me sektori financiar
- Kontabiliteti Ligjor (Forensic Accounting) dhe eksperti kontabël.
- Diskutim: Pse pasqyrat financiare mund të gënjejnë pa qenë formalisht të gabuara.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.




Shkolla e Magjistraturës